10 vite me ju!
Kompania "ProGIS" sh.p.k. në dhjetë vite të ekzistimit të saj ka krijuar një ekperiencë të lartë në fushën e Kadastrit dhe GIS-it. Përkushtimi i stafit të kompanisë gjatë këtyre viteve ishte krijimi I informacioneve kadastrale, pjesëmarrja në grupe punuese lidhur me analizën dhe ngritjen e cilësisë së legjislacionit përkatës si dhe analizën në veçanti të riondërtimit të dhënave kadastrale, që aktualisht është një sfidë shtetërore e Republikës së Kosovës.
Angazhimi I kopmanisë në rindërtimin e të dhënave kadastrale dhe hartimin e informacioneve gjeodezike lidhur me planifikimin hapsinorë të lagjes “Iliria” në Gjilan ishte përpjekja e parë e suksesshme që u krye në bashkëpunim me Komunen e Iperit nga Belgjika.
Kompania ishte bartëse epunëve dhe në aktivitetet gjeodezike në mbështetje të zhvillimit të rrjetit të telefonisë mobile të kompanisë “IPKO”, respektivisht në hartimin e dokumentacionit gjeodezik për vendosjen e GSM antenave në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës. Ishte hartuese e bazës Gjeodezike për hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Urbane, si dhe planeve të rregullimit në Pejë, Istog, Gjilan dhe hapësirave specifike në Kosovë.
Padyshim se projekt I rëndësishëm I Kompanisë ishte edhe hartimi I elaboratit të eksproprijimit për fshatin Hade që në vete përfshinë edhe pozicione të rindërtimit të të dhënave.
Kompania është pjesëmarrëse, në cilësinë e kontraktorit, në projektin e Digjitalizimit të Planeve Kadastrale.